Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë sipas shkallës Rihter ra në afërsi të elektrostacionit atomik "Busher" në Iran, njofton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Epiqendra e tij ndodhej rreth 90 km në juglindje të qytetit Busher, në periferi të të cilit ndodhet një central bërthamor. Vatra e tërmetit u regjistrua në thellësinë 10 km. Pak minuta më vonë pasoi një lëkundje tjetër nëntokësore me magnitudë 5.4 ballë.

0Si pasojë tre persona kanë humbur jetën. Njoftohet gjithashtu se tërmeti nuk ka ndikuar në punën e elektrostacionit atomik.