Japonia ka vendosur në kryeqytetin e saj, Tokio, dy komplekse të mbrojtjes antiraket “Patriot PAC-3” për t’u siguruar nga ndonjë sulm i mundshëm nga ana e Koresë së Veriut. Komplekset raketore janë vendosur në territorin e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas njoftimeve të medias, dy komplekse të tjera "Patriot" janë pozicionuar në vende të tjera në territorit të Tokios së Madhe.

Koreja e Veriut një ditë më parë kërcënoi sërish Japoninë. "Ne e paralajmërojmë sërish Japoninë për mbështetjen e pamatur të politikës së SHBA-së, - shkruan gazeta "Nodong Sinmun". - Ajo do të paguajë një çmim të shtrenjtë për sjelljen e saj iracionale".