Radioja e Ushtrisë së Mbrojtjes e Izraelit njoftoi se Ministri amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, do të vizitojë Izraelin më 21 prill. Kjo do të jetë vizita e tij e parë që nga momenti i marrjes së detyrës.

0Në njoftim thuhet se vizita është "shumë e papritur, dhe se, në veçanti, fjalë bëhet për zgjidhjen e një problemi urgjent". Sipas versionit të gazetarëve, ka shumë mundësi të bëhet fjalë për kërcënimin iranian si dhe përkeqësimin e situatës në Siri.