Koreja e Veriut përfundoi përgatitjen për lëshimin e një rakete balistike. Startimi i saj mund të realizohet ditën e mërkurë. Për këtë deklaruan autoritetet e Koresë së Jugut.

Ushtarakët koreanojugorë dhe ata amerikanë planifikojnë të ndjekin trajektoren e fluturimit të raketës së Koresë së Veriut. Këtë do ta bëjnë dy shkatërrues (destroyers) të pajisur me sisteme të automatizuara survejimi “Ageis”. Tokio gjithashtu ka vendosur në Detin e Japonisë dy luftanije.

0Ekspertët mendojnë se Koreja e Veriut po përgatit për lëshim raketën "Musudan" me rreze veprimi 3-4 mijë milje. Ajo është e aftë të godasë objektivat në Japoni dhe në ishullin amerikan Guam.