Gratë në SHBA ende fitojnë më pak të ardhura se burrat. Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të grave, diferenca mesatare e pagave të tyre është 25%. Ndërkohë që hendeku për femrat me origjinë afro-amerikane dhe latino-amerikane rezultoi të ishte edhe më i thellë.

0Raporti i kushtohet 50-vjetorit të miratimit në SHBA të ligjit mbi pagat e barabarta. Qendra Kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të grave i bëri thirrje qeverisë të marrë masa të tilla, të cilat do të mund të sjellin ndryshime të ndjeshme sociale.