0Autoritetet franceze filluan tërheqjen graduale të trupave ushtarake nga Mali. Siç njoftuan sot në selinë kryesore në Paris, fjalë bëhet për rreth 100 ushtarakë që u larguan nga territori i këtij vendi afrikan ditën e hënë. Aktualisht ata ndodhen në një bazë transferimi në Qipro dhe deri në fund të javës do të kthehen në Francë.