Retorika luftarake e autoriteteve të Koresë së Veriut e ka kaluar tashmë cakun. Kjo u deklarua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon. Ai i bëri thirrje Phenianit që të përmbahet nga ndërmarrja e veprimeve të mëtejshme provokuese, duke përfshirë edhe testet bërthamore.

Sipas fjalëve të tij, Koreja e Veriut nuk mund të minojë më autoritetin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të sfidojë tërë komunitetin ndërkombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shpreson se Pheniani do të vazhdojë t’i përmbahet rezolutave të OKB-së, të cilat i ndalojnë atij çdo lloj veprimtarie në fushën e teknologjive raketore dhe bërthamore.