Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një ligj mbi gjobat në lidhje me përdorimin e leksikonit të pacensuruar në media, thuhet në një deklaratë në faqen e Internetit të Kremlinit.

Për përdorimin e fjalëve banale një person fizik kërcënohet nga gjoba me vlerë 2-3 mijë rubla, një person zyrtar me 5-20 mijë rubla, kurse personi juridik me gjobë nga 20-200 mijë rubla. Ligji parashikon gjithashtu konfiskimin e subjektit të shkeljes administrative të ligjit.

0Shprehjet që përfshihen në leksikonin e pacensuruar do të përcaktohen nga gjuhëtarët ekspertë. Veprimi i ligjit do të përhapet mbi të gjitha llojet e mediave, duke përfshirë edhe ato në Rrjet (Web).