Zëri i Rusisë Ushtarakët francezë, të cilët operojnë në Mali, filluan një operacion special në shkallë të gjerë në veri të vendit. Qëllimi i tij është zbulimi i grupeve të armatosura të islamistëve që fshihen në veri të qytetit të Gao.

Operacioni i koduar “Gustav”, u bë një nga më të rëndësishmit që nga dërgimi i trupave franceze në Mali. Në të marrin pjesë rreth 1.000 ushtarakë. Në dispozicion të njësive ushtarake që janë përfshirë në këtë operacion janë disa dhjetra automjete të blinduara, artileria, aviacioni dhe avionët pa pilot.