Singapori kërcënohet nga epidemia më e fortë e etheve tropikale në historinë e tij - Dengue. Të dhëna të sakta mbi numrin e qytetarëve të Singaporit, të infektuar nga virusi javën e kaluar, priten të bëhen publike ditën e martë, por tashmë dihet se të premten në mbrëmje numri i të sëmurëve arriti deri në 327 vetë. Sipas mendimit të ekspertëve, në mes të vitit numri i të prekurve nga ethet tropikale në javë mund të dyfishohet. Kufiri i përhapjes së epidemisë në qytetin me një popullsi prej më shumë se 5 milionë banorë është përcaktuar tashmë - 191 raste në javë.