Zëri i Rusisë Shpërthimi i fuqishëm që buçiti të hënën në kryeqytetin e Sirisë mori jetët e 15 personave, njoftoi televizioni shtetëror sirian. Pak më parë u njoftua për 10 të vdekur. Rreth 50 persona morrën plagë të shkallëve të ndryshme.

Shpërthimi buçiti pranë Bankës Qendrore të vendit. Në kuadrot e filmimeve të shfaqura nga televizioni shtetëror duken shkatërrimet e rënda: disa makina të djegura dhe disa ndërtesa të përfshira nga tymi e zjarri.

Nga vala goditëse e shpërthimit u thyen xhamat e zyrave të Agjencisë informative France-Presse në Damask.