Zëri i Rusisë Seuli nuk ka prova konfirmuese të përgatitjes së Koresë së Veriut për zhvillimin e testimeve të reja bërthamore. Për këtë deklaroi një përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut. Sipas fjalëve të tij, lëvizjet e njerëzve dhe automjeteve, të vëna re në poligonin koreanoverior Punggye-ri, nuk dalin përtej kuadrit të punës së zakonshme të objektit.

0Në këtë mënyrë i komentoi Ministria e Mbrojtjes fjalët e Ministrit të Bashkimit të Republikës së Koresë, Ryoo Kihl-jae. Ky i fundit deklaroi në Parlament se qeveria ka marrë të dhëna, të cilat dëshmojnë përgatitjen e mundshme të Phenianit për realizimin e provave të reja bërthamore.