Evakuimi i Ambasadës ruse në Korenë e Veriut nuk planifikohet në një të ardhme të afërt, situata në Phenian mbetet e qetë, misioni diplomatik funksionon normalisht, deklaroi atasheu për shtyp i Ambasadës. Sipas informacionit në dispozicion, ambasadat e vendeve të tjera janë duke punuar gjithashtu normalisht.

0Më herët, autoritetet e Koresë së Veriut paralajmëruan diplomatët e huaj se pas 10 prillit nuk do të mund të garantojnë dot sigurinë e tyre dhe u propozuan atyre të shqyrtojnë çështjen e evakuimit.