Rusia do të reduktojë pothuajse deri në 5 herë furnizimin e mishit dhe produkteve të mishit nga Meksika dhe Kanadaja për shkak të përmbajtjes së mundshme në to të stimulatorëve të rritjes së indit muskulor të kafshëve - raktopaminë (ang. ractopamine).

Më 8 prill importet e mishit në Rusi nga këto vende u lejuan vetëm nga ndërmarrjet e inspektuara prej ekspertëve rusë.

Shoqata meksikane e prodhuesve të mishit të viçit deklaroi se në Meksikë nuk përdoret raktopamina, ndërsa mishi që shkon për eksport plotëson të gjitha kërkesat strikte.

0Autoritetet ruse mendojnë se Shërbimi Veterinar i Meksikës, duke konfirmuar mungesën e raktopaminës në produktet e mishit të eksportuara në Rusi, ka përdorur analogun e saj.