0Më 8 prill Vladimir Putin dhe Mbretëresha Beatrix do të lansojnë programin e gjerë kulturor në kuadër të zhvillimit të Vitit të ndërsjelltë ruso-holandez. Ai përfshin 285 aktivitete në të dy vendet.

Ekspozita dedikuar Perandorit rus Pjetri I është një ngjarje e shënuar e Vitit të ndërsjelltë Rusi-Holandë. Pikërisht me vizitën e Carit rus në Holandë - në vitin 1697 - merr zanafillën historia e vendosjes së marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve. Meqë ra fjala, një muaj më parë në rrethinat e Amsterdamit - në Zaandam - u hap pas restaurimit Muzeu Memorial i Carit rus Pjetri i Madh. Ja se çfarë tha me këtë rast Ambasadori rus në Holandë, Roman Kollodkin:

- Në shumë aspekte kjo ishte një vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme e Pjetrit I - udhëtimi i tij me një ambasadë të madhe, ndalesa për 8 ditë në Zaandam, ndërsa më tej qëndrimi i tij në Holandë, sigurisht, patën një ndikim të madh në historinë e vendit tonë.

Reformator dhe autor i "projektit" të quajtur "Europianizimi i Rusisë" Pjetri I, në shumë gjëra, u bë pas vizitës së tij në Holandë. Kjo theksohet edhe në ekspozitën e organizuar nga Muzeu Ermitazh (Hermitage) i St. Petersburgut në Amsterdam. Duke komentuar mbi 600 eksponatet e rralla të saj, Drejtori i Ermitazhit Mihaill Piotrovskij vuri në dukje si vijon:

- Ne tregojmë për zgjedhjen Evropiane të Rusisë, e cila u bë nga Pjetri I dhe ishte plotësisht e saktë. Dhe ne me këtë ekspozitë sikur përsiatim, reflektojmë mbi këtë zgjedhje historike.

Natyrisht, programi kulturor ruso-holandez nuk shterron vetëm me ekskurset në historinë e përgjithshme. Madje më tepër se kaq, ai mbështetet në lidhjet e forta kulturore të kohëve moderne. Një shembull i spikatur i kësaj është Festivali i Artit Kontemporan "Dritare në Holandë", i cili mbahet çdo vit në Shën Petersburg që nga fundi i viteve 1990.

0Deri në kohën e startimit zyrtar të Vitit të ndërsjelltë Rusi-Holandë janë zhvilluar tashmë aktivitete të shumta kulturore. Në Rusi, për shembull, u hapi sezoni i muzikës simfonike holandezo-ruse. Ky projekt përfshin në vetvete zhvillimin e koncerteve dhe master klasave në të gjithë vendin. Ndërsa në Holandë pikërisht këto ditë po debuton trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit të Kazanit. Në një kohë të afërt do të mbahen seminare për gjuhën ruse në Apeldoorn si dhe një seri leksionesh me temë "Mjedisi holandez", të organizuara nga Instituti Holandez i Shën Petersburgut. Meqë ra fjala, leksioni më i afërt i këtij cilki do të mbahet më 10 prill dhe është quajtur "1000 e 1 femra në historinë holandeze". A ia vlen vallë të vihet në dyshim fakti i vendit të nderit që zë në të Mbretëresha e Holandës Beatrix? Këto ditë, siç e dini, Mbretëresha ka njoftuar mbi abdikimin e vet, duke ia lënë fronin djalit të saj. Kështu që hapja zyrtare së bashku me Vladimir Putinin e Vitit të ndërsjelltë Rusi-Holandë është një nga "detyrat mbretërore" të fundit të saj.