Roboti eksplorues i Marsit “Curiosity” humbi lidhjen me Tokën për shkak të pozicionimit të përkohshëm të Marsit pas Diellit.

Në kohën kur Marsi ndodhet prapa Diellit sinjalet e radios i mbysin zhurmat e shkaktuara nga kurora diellore. Gjatë kësaj periudhe mund të dëgjohen fragmente të radiotransmetimeve, por dhënia e komandave aparatit paraqitet e rrezikshme, pasi është e pamundur të parashikohet se në çfarë forme do të mbërrijnë këto komanda deri tek ai.

Gjatë pushimit, i cili do të zgjasë rreth 28 ditë, në bordin e “Curiosity” do të punojnë në regjim pasiv dozimetri RAD (Radiation Assessment Detector) dhe stacioni meteorologjik REMS (Rover Environmental Monitoring Station).