Zëri i Rusisë Policia britanike njoftoi se rezultatet e ekzaminimit mjekësor të trupit të Boris Berezovskit mund të jenë gati brenda 8 javëve, që nga koha e fillimit të testeve.

"Ne jemi në pritje të rezultateve të testeve toksikologjike dhe histologjike, për të cilat, sipas vlerësimeve tona, do të duhen edhe 8 javë", - tha Zëdhënësi i Policisë së Qarkut Thames Valley, Craig Evry.

Në këtë mënyrë informacioni mbi shkaqet e vdekjes së biznesmenit mund të pritet javën e fundit të muajit maj.