Zëri i Rusisë Gjuajtësi-sulmues amerikan "F/A-18" i bazimit detar ra në ujë dhe u fundos në pjesën veriore të Detit Arabik. Të dy anëtarët e ekuipazhit arritën të katapultohen dhe shumë shpejt pas kësaj u gjetën nga ekipet e shpëtimit. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit ajror u bë mosfunksionimi i sistemit të furnizimit me energji elektrike të bordit të avionit.

Në Detin Arabik kryejnë në mënyrë të vazhdueshme dezhurn luftarak aeroplanmbajtëset amerikane, avionët e të cilave marrin pjesë në operacionet në Afganistan.