Në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi të dy kandidatët shpallën fitoren e vet.

Presidenti në detyrë Filip Vujanoviç njoftoi se në bazë të numërimit të të gjitha fletëve të votimit, për të votuan më shumë se 51% e zgjedhësve, ndërsa kundërshtari i tij Miodrag Lekiç mori më pak se 49%.

Ndërkohë që anëtarët e Partisë "Fronti Demokratik" përmendin pothuajse të njëjtat shifra me dallimin në favor të Lekiç. Komisioni Zgjedhor i Malit të Zi nuk ka bërë ende asnjë deklaratë zyrtare.