Një helikopter “Mi-8” u rrëzua në xhunglat peruane, njofton kompania e naftës “Perenco”, të cilës ai i përkiste. Në bordin e tij ndodheshin 13 persona, fati i të cilëve nuk dihet ende.

Aksidenti ajror ndodhi në verilindje të Perusë, pranë kufirit me Ekuadorin. Në bordin e helikopterit ndodheshin katër anëtarë të ekuipazhit dhe nëntë bashkëpunëtorë të një kompanie nafte. Të gjithë ata janë shtetas të Perusë.

0Në operacinet e kërkimit dhe shpëtimit janë përfshirë dy helikopterë dhe njësitë e ushtrisë peruane. Shkaku i aksidentit ajror mbetet ende i panjohur.