Një shpërthim i fuqishëm gjëmoi në qendër të kryeqytetit sirian - Damask. Televizioni shtetëror njofton se shpërthimi ndodhi në afërsi të një shkolle, prandaj midis viktimave mund të ketë edhe fëmijë.

Siç transmeton Agjencia Associated Presse me referim tek përfaqësuesit e autoriteteve siriane, si rezultat i detonimit të një makine bombë mbetën të vdekur 10 persona.

Korrespodenti i France-Presse njoftoi se shpërthimi u pasua nga një shkëmbim intensiv zjarri me armë automatike.

0Gjithsej gjatë periudhës së konfliktit në Siri, sipas të dhënave të OKB-së, janë vrarë rreth 70 mijë persona.