Kandidati për President i opozitës venezueliane, Henrique Capriles, deklaroi se është e domosdoshme të shpëtohet vendi nga qeveria aktuale, e cila ka devijuar nga rruga e drejtë.

Duke folur para mbështetësve të tij në një miting masiv në Caracas, Capriles deklaroi se qeveria është zhytur në korrupsion, urrejtje dhe ligësi.

Ndërkohë, sipas sondazheve të opinionit publik, Presidenti Nicolas Maduro kryeson ndaj rivalit të tij me të paktën 10% të zërave të votuesve. Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë do të mbahen më 14 prill.