Në Kili po vazhdojnë përgatitet për zhvarrosjen e eshtrave të poetit të famshëm Pablo Neruda, të planifikuar për ditën e sotme, i cili ndërroi jetë në vitin 1973.

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsinë vdiq në moshën 69-vjeçare, 12 ditë pas rrëmbimit të dhunshëm të pushtetit nga ana e juntës ushtarake në Kili. Neruda ka qenë anëtar i Partisë Komuniste dhe mbështetës i flaktë i Presidentit Salvador Allende, i cili u rrëzua nga pushteti si pasojë e grushtit të shtetit.

Autoritetet kiliane duan të sqarojnë nëse Neruda ka vdekur nga kanceri apo u helmua me urdhër të diktatorit Augusto Pinochet, siç ka deklaruar ish-ndihmësi personal i poetit.