Rusia kërkon hetimin e rrethanave të vdekjes së grave dhe fëmijëve gjatë sulmit ajror të NATO-s në provincën Kunar të Afganistanit, deklaroi Komisioneri për të drejtat e njeriut i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Konstantin Dollgov.

Fundjavën e kaluar si rezultat i bombardimeve ajrore në provincën Kunar mbetën të vrarë 11 fëmijët dhe të paktën një grua, njoftuan përfaqësuesit e autoriteteve afgane dhe dëshmitarët okularë. Forcat e koalicionit deklaruan se nuk disponojnë të dhëna mbi viktima.

0Përfaqësuesit e NATO-s konfirmuan se përdorën mbështetjen me zjarr të operacionit ushtarak në provincën Kunar, pas vrasjes atje të një këshilltari amerikan.