Lëvizja e hakerëve “Anonymous” ka sulmuar më shumë se 100 mijë faqe izraelite Interneti gjatë aksionit masiv #OpIsrael, të ndërmarrë më 7 prill. Për këtë njoftohet në mikroblogun e krijuar posaçërisht për informim gjatë sulmit.

Në njoftim vihet gjithashtu në dukje se viktima të hakerëve u bënë 40 mijë faqe në Facebook dhe 5 mijë llogari në Twitter. Përveç kësaj, konfirmohet se u thyen 30 mijë llogari bankare, të cilat i përkasin izraelitëve. Dëmi i përgjithshëm, i shkaktuar nga sulmi i hakerëve, vlerësohet me 3 miliardë $.

0Ndërkohë, Zëdhënësi i Byrosë Kombëtare kibernetike të Izraelit, Yitzhak Ben Yisrael, deklaroi se shumica e përpjekjeve të hakerëve për të çaktivizuar faqet e Internetit rezultuan të pasuksesshme. "Ne nuk vëmë re ndonjë dëm të konsiderueshëm", - tha ai.