Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho shpjegoi nëpërmjet televizionit kombëtar politikën e re të kursimit të buxhetit të vendit. Para kësaj Gjykata Kushtetuese pranoi disa artikuj kyçë të buxhetit si të tillë që bien në kundërshtim me ligjin themelor.

Në fjalimin drejtuar bashkëqytetarëve Kryeministri deklaroi se ai vazhdon të mbështesë idenë e kushteve për dhënien e ndihmave ndërkombëtare. "Unë do të udhëzoj ministrat të bëjnë ndryshimet përkatëse në buxhet, për të kompensuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese", - tha ai.

0Reduktimet kanë të bëjnë me sistemin e kujdesit shëndetësor, sigurimet shoqërore dhe ndërmarrjet shtetërore, por Kryeministri nuk bëri të ditur asnjë detaj.