Komunistët rusë kanë ndërmend të kundërshtojnë çdo përpjekje për heqjen e trupit të Leninit nga mauzoleu, deklaroi funksionari i lartë i Partisë Komuniste të Rusisë, Vladimir Kashin.

Në fund të marsit në Dumën Shtetërore të Federatës Ruse u zhvillua një mbledhje, gjatë së cilës u diskutua "se si mund të hiqet trupi i Leninit nga Sheshi i Kuq, pa shkaktuar protestën e të majtëve". Iniciatore e diskutimit në fjalë ishte Partia Liberal Demokratike e Vladimir Zhirinovskit.

Sipas mendimit të komunistëve, kjo do të thotë se autoritetet ekzekutive ruse tashmë kanë vendosur ta varrosin trupin e Leninit. "Në Partinë e Vladimir Zhirinovskit asgjë nuk bëhet ashtu kot, sidomos kur fjalë bëhet për një ngjarje të një rëndësie të tillë politike", - tha Kashin.