0Këtë vit në Ekspozitën më të madhe Industriale Ndërkombëtare në botë Rusia mori statusin e vendit partner kryesor. Statusi prestigjioz e obligon në mënyrë të veçantë Rusinë dhe kërkon shumë prej saj: prandaj ajo ka sjellë në këtë eveniment më shumë pjesëmarrës se çdo shtet tjetër - 160 kompanitë kryesore të vendit. Foli në rusisht edhe Merkel, duke e pritur Putinin me fjalën: "Përshëndetje!" (russ. «Здравствуйте!»).

Galeria fotografike

Në Rusi aktualisht punojnë mbi shtatëqind kompani gjermane. Autoritetet ruse shpresojnë të tërheqin vemendjen dhe të zgjojnë interesin e partnerëve gjermanë në këtë Ekspozitë. Ekonomia e vendit ka vazhduar të rritet edhe gjatë kohës së ekzistencës së problemeve bashkëkohore financiare. Rritja e PBB-së vitin e kaluar rezultoi 3.4 për qind. Niveli i papunësisë në vend është një nga më të ulëtit në botë - 5.5 për qind. Megjithatë, inflacioni mbetet ende i lartë dhe këtë vit ai gjithashtu, nuk ka gjasa, të arrihet të reduktohet. Por, duhet theksuar, se treguesit e fundit mbeten megjithatë më të ulëtit në 20 vjet. Putini u bëri thirrje biznesmenëve të Gjermanisë, të cilët përbënin shumicën e audiencës në sallë, të investojnë në mënyrë aktive në ekonominë ruse. Dhe oferta nuk kufizohet vetëm me tregun rus, shpjegoi ai:

- U krijua Bashkimi Doganor, funksionon Hapësira e Përbashkët Ekonomike e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit. Partnerët tanë të biznesit nga Gjermania do të kenë mundësi të përfitojnë të gjitha avantazhet e padiskutueshme të këtij integrimi - tregun e madh me 165 milionë konsumatorë, lirinë e lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Korniza ligjore e integrimit Euroaziatik është harmonizuar tashmë me rregullat e OBT-së. Kjo do të thotë se kompanitë e huaja do të kenë mundësi të punojnë në bazë të rregullave të njohura dhe të kuptueshme për ta në gjithë hapësirën e Bashkimit Doganor.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, duke marrë fjalën menjëherë pas Vladimir Putinit, përshkroi aty për aty sferat e ekonomisë ruse që nuk kanë nevojë për reklamë:

- Janë mjaft impresionuese pasuritë natyrore të Rusisë, ndër të tjera burimet e lëndëve hidrokarbure (të naftës dhe gazit). Gjermania është e gatshme të ndihmojë në eksplorimin e vendburimeve të tyre. Rusia është vendi më i madh i rruzullit tokësor. Dhe ajo ka nevojë për investime të mëdha në infrastrukturë. Në këtë lëmë ka plot shembuj të bashkëpunimit të suksesshëm.

Rusia merr pjesë në këtë Ekspozitë nën devizën "Industria globale". Zhvillimet e reja, industria e rëndë, "teknologjitë e gjelbra" - të gjitha këto janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme në ekonominë bashkëkohore. E ardhmja e gjithë këtyre teknologjive si dhe vendi i tyre në jetën tonë do të demonstrohet në Panairin e Hanoverit, të cilin Angela Merkel e quajti "vitrinë të industrisë në shkallë globale".

Ekspozita Industriale Ndërkombëtare në Hanover këtë vit ka mbledhur një numër rekord pjesëmarrësish - 6500 kompani ndërkombëtare dhe institute kërkimore nga 62 vende.

0Në Delegacionin rus janë përfshirë Asistentja e Presidentit Elvira Nabiulina, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Andrei Bjellousov, Ministri i Industrisë Denis Manturov, Ministri i Energjetikës Aleksndër Novak, Ministri i Transportit Maksim Sokollov, Përfaqësuesi i posaçëm i presidentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Mihaill Shvidkoi si dhe përfaqësues nga dhjetë qarqet e vendit dhe komunitetit të biznesit.