26 policë do të dalin para gjyqit në Brazil në bazë të aktakuzave për përfshirje në një nga masakrat më të përgjakshme në burgun e vendit.

Në vitin 1992 111 të burgosur humbën jetën në burgun Carandiru gjatë një operacioni policor, i cili kishte si qëllim ndalimin e kacafytjes mes grupeve kundërshtare.

Sipas të dhënave të prokurorëve, shumica e të burgosurve u vranë brenda qelive të tyre, shumë nga ata ishin qëlluar për vdekje me armë zjarri nga një distancë fare e afërt. Asnjë polic nuk humbi jetën gjatë operacionit në fjalë.