Aktivistet e lëvizjes “FEMEN” organizuan një aksion proteste në Ekspozitën Industriale Ndërkombëtare “Hannover Messe”.

Kur Angela Merkel dhe Vladimir Putin po shikonin stendat e kompanisë “Volkswagen”, disa vajza, të cilat ndodheshin midis gazetarëve të shumtë, çanë kordonin dhe u zhveshën deri në bel. Aktivistet artikuluan me zë të lartë fjalë banale në gjuhën angleze. Këto fraza ishin shkruar dhe në trupat e tyre. Rojet i arrestuan vajzat.

0Politikanët e lartë, pa i kushtur pikë vemendje vajzave, vazhduan vizitimin e pavijonit tjetër të Ekspozitës.