Gjatë vizitës së Vladimir Putinit në Amsterdam më 8 prill midis Rusisë dhe Holandës do të nënshkruhen 15 dokumente, deklaroi të enjten Asistenti i Presidentit Juri Ushakov. 4 prej tyre janë të rangut ndërqeveritar, ndërsa rreth 11 dokumente do të nënshkruhen mes organizatave tregtare, theksoi ai.

Planifikohet gjithashtu të nënshkruhen marrëveshje mes "Gazprom neft" dhe “Royal Dutch Shell” për bashkëpunim në eksplorimin e vendburimeve të naftës shist argjilor në qarkun autonom të Hanti-Mansijsk dhe në blloqet e shelfit në ujërat ruse të Arktikut.