Ekspertët ushtarakë rusë e kanë quajtur "bllof" transferimin nga Koreja e Veriut të raketës së dytë balistike me rreze të mesme veprimi në bregun lindor të vendit. Sipas mendimit të ish-Kreut të Departamentit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Gjeneral-lejtnantit Eugjeni Buzhinski, Koreja e Veriut nuk zotëron as mbushje bërthamore, as mjete mbartëse për to. "Shtetet e Bashkuara e mbështesin këtë bllof me qëllim të zhvillimit të sistemit të mbrojtjes antiraket në rajonin e Paqësorit", shtoi ai.

Pajtohet plotësisht me të edhe Presidenti i Akademisë së Çështjeve Gjeopolitike, Gjeneral-koloneli në lirim Leonid Ivashov. Sipas mendimit të tij, Koreja e Veriut vetëm "po tregon muskujt" si kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve ushtarake në shkallë të gjerë të SHBA-së dhe Koresë së Jugut në rajon.