Nga data 5-23 prill në Detin e Zi do të zhvillohen stërvitjet ndërkombëtare detare BLACKSEAFOR Në to do të marrë pjesë anija e madhe e desantit e Flotës ruse të Detit të Zi "Novoçerkassk", e cila ka lënë tashmë portin e Sevastopolit dhe po lundron drejt portit bullgar të Varna - vendi i grumbullimit të anijeve të vendeve pjesëmarrëse, njoftoi Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Kapiteni i rangut të parë Vjaçesllav Truhaçov.

"Gjatë stërvitjeve në bordin e anijes do të jenë të dislokuar edhe marinsa, të cilët gjithashtu do të përfshihen në stërvitjet ushtarake", theksoi Truhaçov.

Pjesë e Task forcës ushtarako-detare BLACKSEAFOR, të krijuar më 2 prill 2001 në Stamboll, janë Bullgaria, Gjeorgjia, Rusia, Rumania, Turqia dhe Ukraina.