Të paktën pesë persona mbetën të vrarë si rezultat i një sulmi raketor në Barzeh të Damaskut (Siri), njoftoi Këshilli Mbikëqyrës i të drejtave të njeriut në Siri me seli në Londër. Siç venë në dukje aktivistët e të drejtave të njeriut, nuk dihet ende se cila prej palëve të konfliktit është përgjegjëse për këtë sulm.

Në periferi të Damaskut për disa ditë me radhë po vazhdojnë luftimet e ashpra midis militantëve të opozitës dhe forcave qeveritare.