Beogradi dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën, por kushtet e marrëveshjes, e cila ngjason më tepër me një ultimatum, është e pamundur të pranohen, deklaroi sot Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç pas kthimit të tij nga Franca, ku ai ishte me një vizitë zyrtare.

Sipas fjalëve të Daçiç, në versionin e marrëveshjes së propozuar nga serbët është ende i mundur njëfarë korrigjimi i disa formulimeve, por ndryshime thelbësore nuk do të ketë. Më 9 prill Beogradi duhet të përgjigjet, nëse i pranon apo jo kushtet e marrëveshjes me Prishtinën.