Zëri i Rusisë Ambasada e SHBA-së në Seul publikoi një apel drejtuar qytetarëve amerikanë, të cilët ndodhen në territorin e Koresë së Jugut, nëpërmjet të cilit ajo njoftoi se nuk vëren asnjë kërcënim për sigurinë e tyre nga Koreja e Veriut.

"Aktualisht ne nuk u rekomandojmë qytetarëve amerikanë, të cilët jetojnë në Korenë e Jugut apo atyre që kanë në plan të vizitojnë këtë vend, të marrin ndofarë masash paraprake", thuhet në mesazhin e publikuar. Gjithashtu në të theksohet se në rast se amerikanëve do t’u kanoset ndonjë rrezik, Ambasada e SHBA-së në Seul do t’i njoftojë menjëherë ata.