Rusia planifikon të ndërtojë centrale bërthamore në Finlandë nëse do të shpallet tenderi përkatës, njoftoi një burim në qeverinë ruse në prag të bisedimeve të Kryeministrit rus Dimitri Medvediev dhe atij finlandez Jyrki Katainen, që do të zhvillohen në kuadër të Forumit të Detit Balltik në Shën Petersburg. Burimi theksoi se Finlanda ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar në lidhje me këtë çështje.

Në vitin 2013 kompania finlandeze “Fennovoima” do të zgjedhë furnizuesin e reaktorëve me kapacitet të mesëm dhe konsideron si kandidate kompanitë “Rosatom” (Rusi), “Toshiba” (Japoni) dhe “Areva” (Francë).