Një detashment anijesh të Flotës së Oqeanit Paqësor të Rusisë u dërgua në Detin Mesdhe për formimin në këtë rajon të një grupi të përhershëm të Forcave Ushtarake Detare të Rusisë. Aktualisht detashmenti i përbërë nga anija e madhe antinëndetëse "Admiral Pantelejev", anijet e mëdha të desantit "Peresvet" dhe "Admiral Nevelskij" si dhe dy anije mbështetëse, la pas Detin e Kinës Jugore dhe po vazhdon lundrimin në drejtim të Kanalit të Suezit, njoftuan ditën e premte në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë. Anijet gjatë rrugës do të hyjnë në porte të huaja dhe do ta kalojnë Kanalin e Suezit në mes të majit.