Në Gjermani do të prodhojnë pasaportat biometrike për Republikën e vetëshpallur të Kosovës. Kontrata me vlerë prej 6.6 milionë euro u nënshkrua midis Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së panjohur në arenën ndërkombëtare dhe kompanisë “Giesecke & Devrient”, njoftojnë sot mediat e Prishtinës. “G&D” merret me prodhimin e kartëmonedhave, kambialeve, sistemeve të sigurisë dhe identifikimit.

Gjermania është një nga aleatet kryesorë të Prishtinës, e cila i jep asaj mbështetje të madhe financiare dhe politike. Mbi 25% e ushtarakëve të Forcave Ndërkombëtare të Sigurisë në Kosovë janë shtetas të Gjermanisë.