Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Koresë së Veriut i propozoi Rusisë evakuimin e personelit të Ambasadës së saj në lidhje me përshkallëzimin e situatës në Gadishullin Korean, njoftoi përfaqësuesi i misionit diplomatik rus në Phenian.

"Ky propozim u është bërë edhe ambasadave të tjera në Korenë e Veriut", shtoi ai. Sipas fjalëve të tij, aktualisht misioni diplomatik i Rusisë në Korenë e Veriut punon normalisht.