Gjuha e ultimatumeve nuk është e përshtatshme për zgjidhjen e problemit të Kosovës, deklaroi për gazetarët në Tashkent Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusinë, Sergei Lavrov, ku ai morri pjesë në takimin Këshillit të ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. "Ne e kemi mbështetur vazhdimisht udhëheqjen e Serbisë në lidhje me çështjen e Kosovës. Kjo është në përputhje me dispozitat themelore të Aktit Final të Helsinkit, i cili parashikon zgjidhjen e të gjitha problemeve ekskluzivisht në bazë të marrëveshjeve të ndërsjella", theksoi ai.

Ministri kujtoi se Moska e ka mirëpritur ndërmjetësimin e BE-së midis Beogradit dhe Prishtinës, duke mbështetur rezolutën përkatëse të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.