Koreja e Veriut transportoi raketën e dytë balistike me rreze të mesme veprimi në bregun lindor të saj, njoftoi Agjencia e lajmeve Yonhap, duke iu referuar fjalëve të përfaqësuesve të qarqeve ushtarake. Sipas informacionit të marrë nga burimi i Agjencisë, raketat janë transportuar nëpërmjet platformave të lëvizshme të lëshimit dhe janë fshehur në një objekt, rëndësia e të cilit nuk dihet.

Më parë Agjencia e lajmeve Yonhap, duke iu referuar të dhënave të shërbimeve sekrete koreanojugore dhe amerikane, pati njoftuar se Koreja e Veriut kishte vendosur në bregun e saj lindor një raketë balistike të llojit "Musudan" me rreze veprimi rreth 3000-4000 km.