Zëri i Rusisë Transferimi i raketave balistike "Musudan" në lindje të Koresë së Veriut, ka shumë gjasa, të ketë lidhje me testimin e tyre dhe jo me një sulm të mundshëm raketor, njoftoi kanali televiziv CNN, duke cituar burime amerikane të mirëinformuara për situatën.

Aktualisht SHBA-ja po përpiqet të zbulojë ndonjë platformë lansimi apo konstruksione të kamufluara të lëshimit të raketave, tha burimi. Sipas njoftimit të burimit në fjalë, Shtetet e Bashkuara i shqetëson fakti se lëshimi i raketës do të kryhet në mënyrë të pashmangshme në drejtim të Japonisë.

Sipas mendimit të Drejtorit të Programit të Mospërhapjes së Armëve dhe Çarmatimit të Institutit Ndërkombëtar britanik për Studime Strategjike, Mark Fitzpatrick, lëshimi i raketës mund t’i përkushtohet ditëlindjes së radhës të themeluesit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë Kim Il Sung, që kremtohet më 15 prill në vend.