Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe urdhëroi përgatitjen e një plani të jashtëzakonshëm në rast provokimesh të mëtejshme nga ana e Koresë së Veriut, njoftoi ditën e premte Sekretari i Përgjithshëm i kabinetit të ministrave të Japonisë, Yoshihide Suga.

Siç deklaroi ai, bëhet fjalë për garantimin e sigurisë së qytetarëve të Japonisë si dhe për forcimin e punës së zbulimit në lidhje me mbledhjen e të dhënave mbi situatën në Korenë e Veriut. Ndërkohë Tokio do të përgatitet "për skenarin më të keq të zhvillimit të ngjarjeve". Yoshihide Suga vuri në dukje gjithashtu se Kina dhe Rusia mund të ndikojnë seriozisht në uljen e tensionit në Gadishullin Korean.