Ministria e Mbrojtjes e Australisë po përpunon planin e evakuimit të shtetasve të vet, të cilët jetojnë në Korenë e Jugut, në lidhje me përshkallëzimin e tensionit në Gadishullin Korean, njoftojnë ditën e premte mediat australiane. Këtë e konfirmoi edhe Kreu i departamentit, Stephen Smith. Sipas të dhënave të medias, në Korenë e Jugut punojnë rreth 7 mijë qytetarë nga Australia.

Më parë, masa të ngjashme u morrën edhe në Filipine, të shqetësuar nga situata e trazuar në rajon.