Ditën e premte Ambasadori i Koresë së Veriut në Gjermani u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij vendi në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit në Gadishullin Korean, njoftuan në shërbimin për shtyp të Ministrisë së Jashtme gjermane.

"Në emër të Ministrit të Punëve të Jashtme Ambasadorit të Koresë së Veriut iu shpreh shqetësimi serioz i qeverisë së Gjermanisë për situatën në Gadishullin Korean, përgjegjësinë për të cilën e mban Koreja e Veriut", vunë në dukje në shërbimin për shtyp të ministrisë.