Batalioni i ushtrisë siriane, i rrethuar nga rebelët në bazën e vet në qytetin e vogël ar-Raqqa (në veri të Sirisë), iu drejtua komandës siriane me kërkesën për përforcime të shpejta, njofton ditën e enjte kanali televiziv ndër-arab "Al Arabiya". "Ne nuk kemi as furnizime, as energji elektrike. Të plagosurit po vdesin nga gangrena për shkak të mungesës së medikamenteve", thuhet në njoftimin e komandës së batalionit.

0Gjatë luftimeve të ashpra me rebelët mbetën të vrarë 80 ushtarë, 250 të tjerë janë plagosur. Në prag Ushtria e Lirë e opozitës siriane morri nën kontroll bazën ushtarake në provincën Daraa në veri të Sirisë. Sipas informacionit të "Al Arabiya", në këtë bazë mund të ruhen rezerva të mëdha armatimesh.