Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë ra në malet Hindu Kush në Afganistan në kufi me Taxhikistanin, njofton ditën e enjte Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. "Epiqendra e tërmetit, të rënë më 11:01 sipas orës lokale, ndodhej 279 kilometra në verilindje të Kabulit", thuhet në informacionin shërbimit.

0Nuk ka ende njoftime mbi viktima apo dëme të tjera. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, tronditjet tepër të ndjeshme dhe të zgjatura vazhduan për 10 sekonda.