0Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Jemenit u diskutuan nga Kryeministri rus Dimitri Medvediev dhe Presidenti jemenas Abd Rabbo Mansour Hadi. Medvediev i uroi udhëheqjes të vendit suksese në sferën e arsimit dhe në forcimin e shtetësisë:

- Ne shpresojmë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Republikën e Jemenit. Ne shpresojmë gjithashtu se në lidhje me të gjitha çështjet, për të cilat ne kemi patur dhe vazhdojmë të kemi një dialog produktiv, kontaktet do të vazhdojnë, do të ripërtërihen, duke përfshirë edhe aktivitetet e kompanive, edhe bashkëpunimin në të gjitha fushat. Pa lënë mënjanë, sigurisht, bashkëpunimin tekniko-ushtarak dhe atë humanitar.

Vizitën e vet në Moskë Kryetarit i shtetit i Jemenit e quajti "vizitë mirënjohje" në adresë të udhëheqjes ruse për mbështetjen e dhënë në kohë të vështirë Jemenit. Sipas fjalëve të tij, shpërthimi i luftës civile në vend u arrit të shmanget, ndër të tjera, edhe falë pozitës së Rusisë.

Jemeni është i interesuar për blerjen e automjeteve të blinduara të lehta ruse, armëve të vogla dhe sistemeve të mbrojtjes kundërajrore. Moska dhe Sanaa janë duke negociuar për përfundimin e kontratës në lidhje me furnizimin e një partie armësh të vogla dhe të lehta si dhe municioneve për armët artilerike. Autoritetet e Republikës Arabe po shqyrtojnë mundësinë e blerjes së helikopterëve të transportit dhe atyre luftarakë.

0Rusia vëren disa fusha fitimprurëse për bashkëpunim me Jemenin. Para së gjithash, në mes të kompanive të naftës dhe gazit të të dy vendeve. Kompanitë ruse “Lukoil”, “Stroitransgaz”, “Gazprom” dhe “Bashneft” nuk e fshehin aspak interesimin e vet ndaj industrisë së naftës dhe gazit të Jemenit. Ato janë duke studiuar projekte të ndryshme të sferës së prodhimit të hidrokarbureve si dhe të ndërtimit të tubacioneve të naftës dhe gazit. Përveç nxjerrjes së naftës dhe gazit, kompanitë ruse kanë marrë në konsideratë edhe mundësinë e ndërtimit të termocentraleve në Jemen. Kompanitë kanë në plan gjithashtu realizimin e projektit të madh për ndërtimin e rrugëve hekurudhore në këtë vend. Por tani për tani, për shkak të përkeqësimit të gjendjes dhe ndryshimit të pushtetit në Jemen, disa projekte nuk kanë arritur të marrin zhvillim.