Zëri i Rusisë Presidenti rus Vladimir Putin më 8 prill do të kryejë një vizitë të shkurtër pune në Amsterdam, ku së bashku me Mbretëreshën Beatrix do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Vitit të Rusisë në Holandë dhe Vitit të Holandës në Rusi, njoftoi Asistenti i Presidentit të Rusisë Juri Ushakov. Putin pritet të takohet gjithashtu me Kryeministrin e Holandës Mark Rutte. Ata do të diskutojnë çështjet e bashkëpunimit dypalësh, të zgjidhjes së krizës financiare në eurozonë si dhe masat për mbështetjen e ekonomisë së Qipros.

Ushakov kujtoi se gjatë 10 viteve të fundit Holanda i ka rritur më shumë se 10-fish investimet e veta në ekonominë ruse, duke i çuar ato në një shifër prej 60 miliardë $.